Aktori i njohur John Challis vdes në moshën 79 vjeçare

John Challis, i njohur për rolin e Boycie në serialin e BBC Only Fools and Horses, ka vdekur në moshën 79 -vjeçare.

Familja e tij tha se ai vdiq “në paqe në gjumë, pas një beteje të gjatë me kancerin”, shkruan BBC.

Sir David Jason i bëri dedikim mikut Challis si “një aktor i mrekullueshëm” dhe “një zotëri në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

Karakteri i tij, tregtari i paskrupullt i makinave të dorës së dytë Terrance Aubrey Boyce ishte shumë i preferuar për fansat e komedisë.

Challis luajti në shfaqje, së bashku me Sir David dhe Nicholas Lyndhurst, gjatë gjithë kohës në transmetim nga viti 1981 deri në shfaqjen përfundimtare në 2003.

“Marlene pa Boycie, është e paimagjinueshme”, tha ajo. “John Challis ishte partneri im në ekran dhe skenë për 36 vjet dhe miku im i dashur. RIP i dashur John. Do të më mungosh çdo ditë”.

Dhe Steven Woodcock, i cili luajti Jevon në sitcom, tha se Challis ishte një “aktor fantastik dhe person i mrekullueshëm, i mahnitshëm për të punuar me të. Nuk ka Del Boy pa Boycie. RIP shoku im Peckham”.