A jeni mjaft të guximshme për ‘shullet’? Një model flokësh që i ka pushtuar mediat sociale

Ndryshe nga ndryshimet klasike, të tilla si prerja bob ose pixie, tërheqja e këtij modeli flokësh qëndron jo vetëm në rebelim, por edhe në rastësi.

Falë skajeve të buta, ky model gjithmonë lë përshtypjen e relaksimit dhe moskokëçarjes. Sigurisht, mund ta plotësoni me balluke gjatësish të ndryshme.

Gjithashtu, gjatësia e “shullet” mund të ndryshojë, dhe është e mundur ta formoni atë si në flokë të drejtë ashtu edhe në ato me tallaze.

Prerja e flokëve ‘shullet’ është një miks perfekt i 2 prerjeve më të famshme të vitit!

Mund ta quajmë si një version më pak dramatik, duke qenë se zakonisht, në këtë prerje gjatësia e flokëve (dhe e ballukeve), ruhet më shumë.

Nëse po kërkoni një prerje flokësh po aq stil sa shag apo mullet, por pa u angazhuar shumë për “t’u marrë me to”, atëherë shullet mund të jetë një ide e mirë.

Ekspertët thonë se “shullet është për këdo që përpiqet të dalë nga pritshmëritë e flokëve për vjeshtën”.

Shihni më poshtë disa prerje shullet: