Rasti i ryshfetit – Zbulohen emrat e katër të arrestuarve të enjtjen

Të enjten Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar katër persona, 3 të cilët dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, si dhe njëri për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Dy nga të arrestuarit janë Abdyl Fazliu dhe Blerim Gërbeshi. I pari zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërsa i dyti zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përveç Abdylit e Gërbeshit, sipas Sinjalit të arrestuar janë edhe Junus Hasanin, i dyshuar për marrje ryshfeti dhe Haki Haziri i dyshuar për pranim të ryshfetit.

Siç njofton prokuroria tre nga të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kurse personi i katërt dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Ndaj tyre me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.