Ekipi italian është duke shkëlqyer në drejtimin e portugezit.
Jose Mourinho gjatë verës morri postin e trajnerit të Romës, ku deri më tani është duke shkëlqyer në aventurën e re.
Mourinho ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet deri më tani me klubin italian, në këto duele ‘Gjallorosët’ kanë realizuar 19 gola dhe kanë pësuar vetëm katër.
Një fillim shumë i mbarë ky për portugezin me ekipin italian që aktualisht zë vendin e parë në Serie A me pikë të barabarta me Milanin dhe Napoli, ndërsa kryesojnë edhe në Ligën e Konferencës.
58-vjeçari, u shkarkua nga ekipi i Tottenhamit pasi nuk arriti të përmbush objektivat e klubit dhe vendosi të kthehej në Serie A.
Duket se ky vendim ka qenë i qëlluar nga Mourinho pasi Roma ka ndryshuar krejtësisht me ardhjen e tij dhe pritet të luftojnë deri në fund për trofetë në Itali dhe Europë.