“Krejt perfekt mos ish kon e lazdrume”, Megi Pojani ndez rrjetin me pozat në komplete të bardha

Aktorja shqiptare ka ndezur rrjetin me fotot e reja.

Megi Pojani ka pozuar në komplete të bardha teksa ka vënë në fokus linjat trupore për të cilat edhe shpesh komentohet.

Edhe në imazhe e fundit ajo mori vëmendje duke u komentuar shumë nga ndjekësit e saj të cilët nuk përtuan ta komplimentojnë për dukjen.

 

Përveç me paraqitjen e saj ajo mori vëmendje edhe me mbishkrimin që i vuri fotos “krejt perfekt mos ish kon e lazdrume”, shkroi Megi.

Ndryshe Megi është shumë aktive në karrierën e saj si aktore në serialet vendore.