Agjencitë e lajmeve duhet të modernizohen dhe të kenë një tranzicion të suksesshëm në epokën digjitale, sidomos në periudhën post-COVID-19.
Kjo u theksua në punimet e Kuvendit të 29 të Asamblesë së Përgjithshme të Aleancës së Agjencive Ballkanike (ABNA) që po mbahet në Prishtinë, nën organizimin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.
Presidenti i ANA-MPA në Greqi, Aimilios Perdikaris tha se komunikimi me qytetarët nga agjencitë e lajmeve, duhet të transformohet me produkte digjitale.
“Ne duhet të vazhdojmë me zhvillimin e mëtutjeshëm, të njëjtën kohë mos me komprimitiu punën tonë, duhet ta sqarojmë këtë çështje, pasi shoqëria dëshiron sa më shumë informata…Duhet të përshtatemi në këtë revolucion dhe ndryshimeve me punën që e bëjmë. Ky është një realitet sot dhe shpresojmë që të dalim shpejti nga aventura e COVID-it….Duhet të potencojmë komunikimin tonë me qytetarë, ne dëshirojmë që agjencitë e lajmeve të bëhen më moderne, të kenë produktet më digjitale. Ne tani veçse e kemi nënshkruar për një modernizim të agjencive të lajmeve”, tha ai.
Nevojën për digjitalizim të agjencive të lajmeve e paraqiti edhe drejtoresha e Agjencisë Shtetërore në Shqipëri, Valbona Zhupa, cila tha se agjencitë e lajmeve duhet të jenë edhe më vigjilente në shmangien e lajmeve të rrejshme.
“Pandemia e COVID-it ka pasur kompakt të madh në media, që nga fillimi informata është bërë e rëndësishme për qytetarët, më shumë se gjithmonë…. Informatat gjatë pandemisë ka luajtur rol të rëndësishme për qytetarët, por ka pasur edhe keqinformim, sidomos për vaksinat….Njerëzit po i kthehen mediave tradicionale dhe agjencive të lajmeve për shkak të seriozitet që kanë dhe informacionit të verifikuar. Për të funksionuar si media post COVID duhet të vendosim prioritetet për konsumatorët tanë, por kjo nuk duhet të ndikojë në punën tonë, pasi ajo është transmetimi i saktë i asaj që po ndodhë….Ne do të digjitalizojmë arkivat tona, kemi mjaft shumë fotografi dhe një koleksion të gjerë. Ky është qëllimi ynë për momentin, digjitalizimi bëhet kur kemi një mbështetje teknike”, tha ajo.
Ndërsa, Halit Hajdini, zëvendësdrejtor në Agjencinë e lajmeve MIA në Maqedoninë e Veriut, tha se mediat tradicionale si agjencitë e lajmeve duhet të jenë në vendin e tyre në tregun medial.
“Mediat tradicionale kanë qenë shumë të mira, por teknologjia po përparon shumë shpejtë dhe mediat tradicionale e meritojnë të jenë në vendin e duhur. Por si mund të kontrollohet kjo problematik, ajo që duhet është që të verifikohen faktet dhe të ketë ndihmë nga institucionet në mënyrë që qytetarët mos të lexojnë gjithçka”, tha ai.
Kuvendi dhe konferenca e 29-të e përgjithshme e ABNA-së mbështetet nga Friedrich Ebert Stiftung dhe Swiss Agency for Development and Cooperation SDC.