Nuk ka qenë e angazhuar me koncerte duke bërë kështu një pauzë në jetën artistike, por Enca po e shijon pafund këtë liri.
Këngëtarja e mirënjohur ka udhëtuar drejt qytetit spanjoll, Barcelona, për të kaluar pushimet e radhës, pas atyre në Turqi.
Të shumta kanë qenë edhe postime në rrjetet sociale, e padyshim nuk kanë munguar as provokimet nga ana e këngëtares, e cila i kushton rëndësi të madhe pamjes fizike.
Enca ndau me 2.3 milionë fansat e saj në Instagram video e fotografi të qytetit të bukur spanjoll, por fokusi ishte te linjat tërheqëse të saj, për të cilat komentohet vazhdimisht.
Për të rezistuar temperaturat e larta që po mbizotërojnë atje, Enca shihet e veshur në bikini të kuqe dhe në shami ngjyrë leopardi, teksa gjoksi joshëse rrëmbente vëmendjen.
“Kjo verë i përshkruan muajt e mi të fundit”, ka shkrua Enca në një nga InstaStory-t, duke i bashkangjitur edhe disa ‘emoji’ që përshkruajnë festat.
Enca në fillimi të këtij sezoni veror njoftoi fansat se nuk do të ishte e pranishme në mbrëmje muzikore, edhe pse projektet e reja nga këngëtarja nuk kanë munguar.
Kënga e fundit sa saj “Suavele” u lansua në muajin korrik dhe deri tani numëron mbi 1.7 milion klikime në YouTube.