Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, sivjet ka debutuar edhe në film.
Ajo u bë protagoniste në filmin e ri “Queenpins”, i cili u dha premierë pak javë më parë në Los Angeles.
Rexha në këtë film luan rolin e një hajduteje kibernetike, e cila ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist për të kryer një vjedhje të madhe fiskale.
Artistja shqiptare bëri një ndryshim radikal gjatë paraqitjes në këtë projekt filmik, duke u shfaqur me flokë të zeza, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje, që e karakterizonte prej vitesh.
32-vjeçarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të realizuara në prapaskenat e xhirimeve, ku vihej në dukje pamja e saj e theksuar prej zeshkaneje.
“Disa fotografi nga prapaskenat e filmit “QueenPins” Faleminderit shumë për Gita Pullapilly dhe Aron Gaudet që më udhëzuat në këtë udhëtim të ri! Ju dua djema! Dhe sigurisht Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist, që keni qenë një nga trajneret më të mira të aktrimit në botë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
Edhe pse i është futur aktrimit, Bebe Rexha nuk ka lënë anash as muzikën, duke publikuar në muajin maj albumin e saj më të fundit “Better Mistakes”.
Ky album është i frymëzuar nga jeta reale e këngëtares dhe është i mbushur me këngë që përshkruajnë betejën e saj të gjatë me shëndetin mendor.