Televizioni i njohur në Shqipëri u kërkon punonjësve vakinim me detyrim

Televizioni i njohur shqiptar, Top Channel, ka kërkuar nga punonjësit e saj që të vaksinohen kundër COVID-19 brenda datës 1 tetor.

Urdhëri thuhet se u është dhënë për të siguruar një shëndet më të mirë për punëtorët.

Top Channel bëhet media e parë në Shqipëri, por edhe jashtë saj që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19.

Ky televizion pak muaj më parë humbi për shkak të Covid një nga emrat legjendë të humorit shqiptar, Koço Devole.