Policia sekuestron marihuanë në Podujevë

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se një personi i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në komunën e Podujevës.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në trup , te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 20.03 gram” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me pas i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.