Pas vëmendjes së madhe që morri në fillim të javës në Met Gala, Lopez ka udhëtuar ka udhëtuar drejt Los Angeles.
Ajo u pa e veshur me një bluzë të gjelbër në ngjyrë ulliri me shpatulla të gjera që përmbante edhe disa detaje të veçanta të bardha në pjesën e përparme dhe mëngë.
Këngëtarja fituese e Grammy gjithashtu kishte veshur një palë pantallona të gjelbra që përshtateshin në mënyrë të shkëlqyeshme me pjesën e sipërme.
Këngëtarja i shtoi pak shkëlqim kombinimit të saj duke mbajtur një çantë me ngjyrë të gjelbër të ndritshme.
Por, ajo që morri vëmendje më shumë se veshja e saj ishte se Jennifer Lopez u duk se ishte aq e zënë sa harroi diçka thelbësore ndërsa po shkonte brenda një studio vallëzimi.
Jennifer injoroi një shenjë e cila thoshte se maskat e fytyrës janë të detyrueshme, teksa hynte brenda ndërtesës pa maskë.
Por, duket se brenda dikush ia tërhoqi vërejtjen pasi gjatë daljes nga studio e vallëzimit mbante një maskë të bardhë.