Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë pranë selisë së EU EOM në Prishtinë, zëvendës shefi i misionit, Konrad Olszewski, tha se kjo të kontribuoj për të arritur një vlerësim të plotë rreth procesit të zgjedhjeve.
“Sot po i përcjellim 11 ekipe vëzhguesish afatgjatë, secili nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjen për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën. Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”.
Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete dhe gjysma e tyre janë gra. Ato do të takohen me zyrtarë vendor për zgjedhje, kandidatë dhe përfaqësues nga partitë politike, si dhe me shoqërinë civile dhe mediet.
Po ashtu, Olszweski tha se misioni do të përforcohet edhe me vëzhgues afatshkurtër rreth ditës së zgjedhjeve për t’u siguruar që një numër i konsiderueshëm vendvotimesh të vizitohen.
“EU EOM do të qëndrojë në Kosovë deri në përfundimin e procesit zgjedhor, përfshirë balotazhin e mundshëm të zgjedhjeve për kryetar komune”.