Aktorja e njohur u takua me Sekretaren e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Angelina Jolie u takua me Sekretaren e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për të biseduar rreth rinovimit të Aktit të Dhunës Kundër Grave dhe çështje të tjera, shkruan Deadline.
Në një vizitë në dhomën e Briefing të Shtëpisë së Bardhë, ajo u tha gazetarëve për nevojën për reforma në rastet e dhunës në familje dhe mënyrën se si gratë dhe fëmijët trajtohen nga zyrtarët gjyqësorë dhe të zbatimit të ligjit, transmeton lajmi.net.
“Është një krizë shëndetësore, ajo që po ndodh dhe do të zgjidhet nëse e shikojmë si ndihmë për familjet”, tha ajo.
Aktorja dhe aktivistja u takua me senatorët, përfshirë udhëheqësin e shumicës Chuck Schumer, për të kërkuar ri-autorizimin e Aktit të Dhunës Kundër Grave dhe për të avokuar për të drejtat e grave dhe fëmijëve.
Jolie po kërkon dispozita për të mbrojtur më mirë fëmijët gjatë dhunës në familje dhe gjatë procesit gjyqësor.