2 mijë e 45 qytetarë u gjobitën vetëm dje për mos-respektim të masave antiCOVID

Pas kthimit të masave antiCOVID nga Qeveria e Kosovës është rritur edhe numri i shpërndarjes së tiketave antiCOVID.

Vetëm në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 48 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID.

Së fundi nga policia janë shqiptuar një numër i madh i gjobave drejt qytetarëve të cilët shkelën këto masa të shqiptuara nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shpërndarja edhe më e madhe e koronavriusit.