Një femër ka ndërruar jetë në QKUK, pasi kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur më 19 gusht në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Lidhur me rastin, me 13.09.2021 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.