Megan Fox shkëlqen e veshur në të kuqe në Met Gala 2021

Aktorja 35 vjeçare mahniti të hënën në tapetin e kuq të Met Gala në një fustan të kuq të ngushtë me dantella të mbuluar me xixa dhe prerje.

Zeshkanja ndryshoi pamjen e saj klasike të flokëve për rastin, duke i kapur bisht, teksa goditi me buzëkuqin e saj të kuq të zjarrtë.

Ajo mbërriti në ngjarje me një fustan të mbuluar me kristale, me mëngë të gjata dhe detaje të guximshme. Fustani i kuq kishte një dekolte të zhytur në formë ‘V’ me rripa të kryqëzuar në gjoks, dhe prerje që përputheshin në anët e saj.

Fustani i Fox ishte po aq i guximshëm nga prapa. Ishte pa kurriz, duke treguar tatuazhet e saj të shumta dhe kishte një rrip të hollë pak mbi ijët e saj.

Duke folur me Vogue në tapetin e kuq, Fox falënderoi ata që e bënë fustanin e saj dhe tha se çdo rruazë ishte e qëndisur me dorë. Ajo gjithashtu shtoi se veshja e saj mund të konsiderohet si modë amerikane sepse është “mbi një vajzë amerikane”.

E! më vonë raportoi se u deshën 50 persona për të qëndisur fustanin dhe duhej të transportohej në copa dhe të bashkohej sapo të mbërrinte në New York.

“Megan Fox ishte gdhendur nga perënditë”, shkroi një person në Twitter . “Kjo epokë e Megan Fox është zjarr”, tha një tjetër.