Sali Berisha është ulur në Kuvend pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Vihet re se Berisha është në të njëjtin rresht me deputetët e LSI, Monika Kryemadhin e Petrit Vasilin ndërsa në krah të majtë ka Tritan Shehun.
Mbrapa Berisha ka Fatmir Mediun dhe Vangjel Dule të cilët ishin si aleatë në listat e kandidatëve për deputetë të PD, raporton balkanweb.
Theksojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Berisha.
Kjo do të vlejë derisa të dalë në dritë e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli persona “non-grata” ish-liderin demokrat.