Nëse jeni gati për të hequr qafe një pjesë të gjatësisë suaj, stilistët thonë bëjeni! Stilisti i famshëm Mitch Stone është perfekt kur ka klientë të guximshëm!
Ka shumë ndryshime jo aq të mrekullueshme që vijnë me plakjen. Rrudhat, një metabolizëm më i ngadalshëm dhe problemet shëndetësore nuk duken tamam si gjërat më të mira.
Sidoqoftë, ekziston një pjesë e jona që nuk ka pse të ndryshojë ndërsa plakeni. Pavarësisht nga mosha, një prerje flokësh e mrekullueshme dhe e gjallë është e drejta juaj.
Mos mendoni se ju duhet t’i thoni lamtumirë dhe flokët tuaj të gjatë të pranoni flokët gri.
Më poshtë keni disa modele fantastike:
Modeli bob klasik:
Është i thjeshtë, kërkon një mirëmbajtje që nuk ju merr shumë kohë dhe duken gjithnjë me stil.
Zgjidhni balluket:
Stilisti i famshëm Mitch Stone rekomandon balluket për çdo moshë, por veçanërisht për klientët e tij më të pjekur. Thyerja e një modeli me balluke është gjithmonë me stil dhe mund të plotësojnë çdo formë fytyre.
Mos kini frikë nga gjatësia:
Kur është fjala për modelin e flokëve, shumë prej nesh mendojnë se kur arrijnë një moshë mbi të 50-at duhet t’i shkurtojnë. Jeff Stump, pronar i sallonit Artkiteks shpjegon: “Shumë njerëz mendojnë se duhet të kenë flokë të shkurtër ndërsa plaken. Kjo nuk është gjithmonë kështu; me të vërtetë varet nga struktura e flokëve dhe mënyra se si plaken flokët tuaj.”
Flokë super të shkurtër:
Nëse jeni gati për të hequr qafe një pjesë të gjatësisë suaj, stilistët thonë bëjeni! Stilisti i famshëm Mitch Stone është perfekt kur ka klientë të guximshëm!