Mbi 2 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Edhe sot Policia e Kosovës raporton për mijëra gjoba që shqiptuan për qytetarët vetëm përshkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19 të cilat u vendosen për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vetëm në 24 orët e fundit 2 mijë e 238 qytetarëve iu janë shipqutar gjobë për shkelje të masave antiCOVID-19.

Ndërkohë që numri i rasteve të vdekjes por edhe i rasteve pozitive me COVID-19 në vend vazhdon të jetë i lartë.

Aktualisht në vend janë mbi 20 mijë raste aktive.