Stilistja shqiptare rrëmben çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton në Amerikë!

Dizajnerja shqiptare, Nensi Dojaka mori çmimin e talenteve të reja më prestigjioze të industries në Amerikë.

Lajmin për 28 vjeçaren e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dojaka është fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

“NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Çfarë talentiÇfarë krenarie”, tha ai.

Stilistja është e njohur për veshjet e saj të veçanta me rrjetë dhe ndarje.