Duke përdorur një karficë, Jade Le-Huray është në gjendje që të mbajë njërin skaj duke përdorur dorën që po vendos byzylykun, dhe pastaj tjetri është i lirë të bëjë shtrëngimin.
Ajo e postoi një video në TikTok dhe zbuloi se jetesa vetëm, e bëri atë të mendojë për këtë problem.
Sapo vendos byzylyku, shumë thjeshtë e largon karficën, të cilën më pas mund ta përdor në flokët e saj.
Single life made think of this one #lifehack #NeverJustAGame #singlelife #foryoupage
Kjo video që është shpërndarë nga Jade Le-Huray në TikTok-un e saj, është parë më shumë se dy milionë herë dhe ka marrë afro 200 mijë pëlqime. Shumë persona komentuan duke thënë se tani vendosjen e byzylykut do ta kenë më të lehtë. “Gjithmonë ka qenë një luftë. Tani nuk do të jetë”.
“O Zot, me të vërtetë nuk kemi nevojë për burra tani”, tha dikush tjetër. Sidoqoftë, nuk është videoja e vetëm që është postuar ne TikTok.