Që nga gjysma e muajit gusht në Kosovë janë duke u shënuar numra të lartë i vdekjeve nga COVID-19. Madje për këto humbje të viktimave janë kritikuar ashpër Qeveria Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për keq menaxhim të pandemisë, ku për këtë të fundit është kërkuar edhe dorëheqja.
Publicistja dhe gazetarja, Kimete Berisha, përmes një postimi në Facebook, vdekjet nga COVID-i i ka konsideruar si tregti nga ana e Qeverisë Kurti dhe ministrit Vitia.
Sipas Berishës, IKSHP-ja numrin e rasteve me vdekje nga COVID po e publikon pas konsultimit dhe miratimit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton lajmi.net.
Berisha, numrin e vdekjeve e sheh të manipuluar, pasi sipas saj Qeveria Kurti po e përdorë për çështje politike.
“Të vdekurit nga COVID-19 qeveria Kurti po i përdorin për hesape politike.
Kjo qeveri po mundohet të mbetet gjallë duke i fshehur të vdekurit!”, shkruan në postim ajo.
Madje ajo, “Fondin e Rimëkëmbjes” të cilësuar nga Kurti si “Fondi i Ringjalljes” e krahason me personazhet e librit “Ringjallja” të Tolstojit, “Optimizmi i mendimit të lirë” të Giordano Brunos dhe me”Ringjalljen e Krishtit.