Ngjyra e re e flokëve të Kristen Stewart është nuanca perfeke për vjeshtën

Kristen Stewart ka bërë një ndryshim të ri në pamjen e jashtme.

Kristen duket se e ka marr seriozisht rolin si Princesha Diana, ku në ‘trailerin’ e filmit Spencer shfaqet e kompletuar me flokët bionde që e karakterizojnë Princeshën e ndjerë.

Tani, Kristen ka pasur një tjetër transformim të flokëve dhe duket e pabesueshme. Duke udhëtuar nëpër botë për të promovuar filmin, Kristen ka shtuar nuanca portokalli dhe të kuqe në flokët e saj, duke i bërë ato një nuancë të shijshme të biondes që ngjan me dredhëza.


Stilisti i saj i flokëve Adir Abergel postoi një seri fotografish të pamjes së re të Kristen, e cila është stiluar në një lob të mrekullueshëm kaçurrel.

Ai shpjegoi se ngjyra e flokëve është bërë nga ngjyruesi i flokëve, Daniel Moon.


Në një mbishkrim të gjatë, Adir shkroi: “Para se të vinim në Festivalin e Filmit në Venecia, Kristen dhe unë u shoqëruam dhe ëndërruam këtë atmosferë me ngjyrën e re të flokëve”.