Sot kam kënaqësinë t’i dëshiroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës ekspeditës së Kombëtares së Spanjës në krye me presidentin e Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, i cili njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s. Spanja është njëra prej ekipeve më të mira në Evropë dhe në botë dhe do të jetë e mirëpritur në Kosovë, ku ndërvite ka pasur shumë fansa në vendin tonë për lojën dhe karakterin e treguar në fushën e gjelbër. Ata do të ndihen të lirë dhe si në shtëpinë e tyre. Po ashtu, besoj se “Dardanët” e paktë që do ta ketë fatin ta shohin këtë ndeshje në stadium por edhe të gjithë ata të cilët do të jenë para ekraneve televizive do të kënaqen me lojën që do të shfaqet nga të dyja kombëtaret. Me këtë rast edhe një herë i kërkoj opinionit që të kenë mirëkuptim për situatën pandemike dhe për numrin e vogël të shikuesve, pasi edhe këtë herë në bazë të masave të qeverisë vetëm 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë i shfrytëzueshëm dhe duhet ta respektojmë në përpikëri protokollin e UEFA-s, e këtu janë të përfshirë të gjithë pjesëmarrësit e ndeshjes, ekspedita e ekipeve, stafi organizativ, zyrtarët dhe tifozët “Dardanët”, përkrahja e të cilëve si asnjëherë më shumë i duhet Dardanëve tanë në fushë në mënyrë që eventualisht ta shkruajmë historinë në ndeshje me Spanjën. Gjithashtu, i ftoj tifozët “Dardanët” për një anim korrekt por njëherësh edhe të zjarrtë, pasi ata nesër duhet të jenë lojtari ynë i 12-të. Edhe një herë mirëseardhje e ngrohtë për presidentin Rubiales dhe ekipin e tij.
Forca Kosovë!
Përpara Dardanë, jeni krenaria jonë!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së