Rastet me dhunë në familjare kanë shënuar rritje të lartë të raportimeve në polici.
E vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës.
Rastet e dhunës përfshijnë rrahje të prindërve, rrahje të kohëpaskohëshme të bashkëshorteve, dhe prej atyre vëllazërore.
“Rahovec, 06.09.2021-20:55.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”.
“Gjakovë, 03.09.2021-01:00. Lidhur me rastin me datë 06.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar n mbajtje”.
“Prishtinë, 06.09.2021-12:10.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje”.
“Prishtinë, 05.09.2021-22:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar .I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”.