Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar telefonatë me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.
Në një shkrim në Twitter, Kurti ka thënë se është biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt.
Tutje u shpreh se, aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, është e palëkundur.
“Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti.