28 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 28 persona si pasojë e COVID-19.

Përgjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 489 raste pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në të njëjtën kohë janë shëruar 859 qytetarë.

Tani për tani në gjithë vendin janë 25 mijë e 290 raste aktive me koronavirus.