Shqipërinë e pret mision i vështirë sonte ndaj Polonisë, formacionet e mundshme

Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Kombëtarja e Polonisë dhe ajo e Shqipërisë përballen sonte me fillim nga ora 20:45.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në grupin I, Polonia ka katër pikë të grumbulluar në pozitën e katërt, ndërsa Shqipëria ka gjashtë pikë në vendin e tretë.

Polakët në stadiumin e tyre sonte hyjnë në fushë me të vetmin qëllim që të marrin ter pikë për të mbetur në garë për kualifikim.

Në anën tjetër Kombëtarja e Shqipërisë synon të marr në shtëpi të paktën një pikë shumë të rëndësishme nga ky duel.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja kombëtarëve.

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus; Krychowiak, Moder, Linetty; Jozwiak, Swiderski; Lewandowski

Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Djimsiti, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Abrashi, Laci; Roshi, Bajrami; Cikalleshi