Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës është shfaqur krenarë me ndeshjen e zhvilluar sonte nga djemtë e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll dhe fitoren ndaj Gjeorgjisë. E këtë e ka shfaqur përmes llogarive sociale ndërsa ka thënë se janë krenaria e popullit, përcjell kolonamedia.com.
“Ju lumtë djema! 💪⚽️🇽🇰
Ju jeni krenaria e popullit!
Fitorja e parë në kualifikimet e Botërorit na motivon për ditë të tjera si kjo!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…”, ka shkruar Agim Ademi.
Ndryshe, Kosovën e presin edhe dy ndeshje për kualifikim, atë me Greqinë dhe përfaqësuesen e Spanjës.