“Ky jam unë tre muaj pas aksidentit”, Orlando Bloom flet për ngjarjen që për pak i kushtoi me jetë

Orlando Bloom është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vitin 1998 kur ka pësuar një aksident të rëndë.

Ylli hollivudian ka treguar më herët se ky aksident ndodhi teksa po ngjitej në tarracën e shtëpisë së një miku, kur u rrëzua dhe theu shtyllën kurrizore.

“Ky jam unë me mbajtësen e shpinës rreth vitit 1998 dhe rreth tre muaj pas aksidentit kur rashë tre kate dhe theva shtyllën kurrizore, duke i shpëtuar vdekjes dhe paralizës. Jam mirënjohës për për gjymtyrët e mia që më lejojnë të shtyj kufijtë e mi dhe të jetoj jetën (tani më e sigurt)”, shkroi ai për aksidentin që për pak i kushtoi jetën.

Më herët, ai është rrëfyer pa dorashka për “NSFW” lidhur me jetën e tij seksuale me Katy Parry, për të cilën kishte ankesa!

I pyetur sa shpesh kryejnë marrëdhënie intime, Bloom u përgjigj sinqerisht se s’po bëjnë seks mjaftueshëm.

“Jo sa duhet – ne kemi pasur një fëmijë,” tha aktori, deklarata e të cilit bëri xhiron e rrjetit.
Epo, duket se ardhja në jetë e vogëlushes Daisy i ka zënë të gjithë kohën mami Katy-t për t’iu përkushtuar sa duhet edhe bashkëshortit.

Orlando ishte i pranishëm në sallën e lindjes, teksa në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, këngëtarja tregoi se Bloom ishte tepër mbështetës.