E gjobitën për maskë, podujevasi shanë e kërcënon rëndë policët

Një person në Podujevë nuk e përjetoi dje aq mirë faktin se u ndal nga Policia e Kosovës për mos-vënie të maskës.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se derisa njësiti policor policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare, kanë ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar për mos respektim te masave Anti Covid për mos mbajtje të maskës.

I njëjti gjatë një shqiptimi të një tikete në shenjë revolte i ka kërcënuar dhe fyer me fjalë zyrtarët policor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.