Vitia tregon se sa vaksina Pfizer dhe AstraZenca do të vijnë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar për hapat kanë ndërmarrë me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të pandemisë.

Ai ka bërë me dije se tanimë janë publikuar listat nga rekrutimi i 85 inspektorëve shtesë.

Vitia ka bërë me dije se deri në fund të javës do të arrijnë 155 mijë doza tjera Astra Zeneca.

Poashtu ai ka thënë se presin edhe arritjen e 450 mijë dozave Pfizer përmes programit COVAX nga Amerika.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të mos e zgjedhni vaksinën në këtë situatë, më rëndësi është të vaksinohemi sa më parë. Pothuajse i gjithë kabineti qeveritar jemi vaksinuar me Astra Zeneca. Është më rëndësi të vaksinohemi sa më shumë dhe sa më shpejtë”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

Vitia ka thënë se varianti Delta është më agresiv se variantet tjera dhe përhapët shumë më shpejtë.