Pak maska e mungesë kontrolli nga policia në sheshin e Prishtinës

Mbrëmë në orën 22:00, kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID të vendosura nga ministria e Shëndetësisë pas shtimit të numrit të infektimeve dhe të vdekurve gjatë ditëve të fundit.

Vetëm gjatë javës së kaluar në Kosovë u shënuan 152 raste të vdekjes nga COVID-19.

Si shkak i kësaj mbrëmë kanë filluar edhe e masat e reja mbrojtëse të aprovuara nga Qeveria në bashkëpunim më ministrin e Shëndetësisë.

Sa po respektohen masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në sheshin e Prishtinës?

Gjatë kohës sa lajmi.net ishte në sheshin e Prishtinës, kemi parë zbatim të masave anti-COVID, por edhe duke i neglizhuar masat e reja.

Në vendimin e ri theksohet se gastronomia lejohet të shërbejë vetëm në ambiente të hapura.

Vërehet se ky vendim po respektohet nga gastronomet në Prishtinë.

    

Nga ana tjetër sheshet e Prishtinës vërehet mungesa e kontrollimit të policisë së Kosovës rreth respektimit të masave.

     

Një numër i madh i qytetareve shihet se kanë të vendosura maskat mbrojtëse ndaj COVID-19, por ka edhe prej atyre se maskat i vendosin vetëm në qafë dhe pjesën e gojës dhe hundës e lajnë të hapur.