Kourtney Kardashian ka qenë njëra ndër yjet e tjera botërore e pranishme në shfaqjen e “Dolce&Gabbana” të mbajtur në Venecia të Italisë.
Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Travis Barker si dhe nga e ëma Kris Jenner, e cila po ashtu po shoqërohej nga partneri i saj, Corey Gamble.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq e mrekullueshme me një fustan të shkurtër të zi dhe me një palë doreza të tilla.
Partneri i 42 vjeçares në anën tjetër kombinoi ‘look’-un me Kourtney me një kostum të zi, ndërsa po mbante një palë syze të zeza në formë të veçantë.
Nëna e të famshmëve, Kris, 65 vjeçe, kishte të veshur një kostum elegant rozë dhe një palë këpucë të po së njëjtës ngjyrë.
I dashuri i saj, 40 vjeç, gjithashtu u vesh me kostum të zi e me këmishë të bardhë.
Të tjerë artistë që morën pjesë në këtë eveniment ishin: Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, aktori Vin Diesel etj.
Në ngjarjen e popullarizuar u prezantuan shfaqje të ndryshme nga koleksionet e Alta Moda, Alta Sartoria dhe Alta Orologeria.
Koleksioni është përqendruar në historinë dhe traditat artistike të qytetit të famshëm lundrues.