Gjermania do të pranojë deri 40.000 persona që ende ndodhen në Afganistan Gjermania do të pranojë deri 40.000 persona që ende ndodhen në Afganistan Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u zotua të martën se vendi i saj do t’u ofrojë leje banimi deri 40.000 personave në Afganistan, të cilët kanë punuar për organizata të ndryshme, […]
Gjermania do të pranojë deri 40.000 persona që ende ndodhen në Afganistan
Gjermania do të pranojë deri 40.000 persona që ende ndodhen në Afganistan
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u zotua të martën se vendi i saj do t’u ofrojë leje banimi deri 40.000 personave në Afganistan, të cilët kanë punuar për organizata të ndryshme, nëse ndihen se jeta e tyre është në rrezik.
Shefja e qeverisë gjermane tha se këta punëtorë kanë të drejtë të evakuohen dhe se ata janë bërë fokusi kryesor i kabinetit të saj. Ajo gjithashtu konfirmoi se shumica e policëve dhe ushtarëve gjermanë tashmë janë larguar nga Afganistani.
Gjermania ka identifikuar dhjetëra mijëra njerëz që duhet të evakuohen nga Afganistani, përfshirë disa qytetarë gjermanë, stafin lokal afgan dhe grupet në rrezik, siç janë gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Duke folur në një konferencë për gazetarë bashkë me homologun e saj austriak, zonja Merkel tha: “Për ne, fokusi për momentin është stafi lokal dhe ata nuk janë 300 persona, janë ndoshta 10 mijë deri në 40 mijë njerëz dhe duhet të shohim se sa prej tyre duan të largohen nga vendi e sa jo.”
Reklamë
Të hënën, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, u tha gazetarëve se qeveria gjermane ka siguruar marrëveshje me Uzbekistanin për t’i lënë të hapur kufijtë e këtij shteti për personat në listën e Gjermanisë, të cilët cilësohen si të rrezikuar e që duhet të evakuohen nga Afganistani.