Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Emanuela” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me artisten e quajtur, Alketa.
Projekti i dyshes vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa nuk mungon një paraqitje skenike e mahnitshme e të dy artistëve.
Tekstin dhe melodinë e ka realizuar Bardhi, ndërkohë që producimi u bë nga Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga Nome Entertainment.
Producent ekzekutiv është Jetmir Agaj, i cili njëherësh njihet si menaxher i shumë artistëve përfshirë edhe Bardhin.
Videoja i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.
Theksojmë që kjo është kënga e parë e albumit të Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë i Bardhit).