Ruajtja e një rutine adekuate të kujdesit të lëkurës mund të jetë mjaft e kërkuar, kurse një gjë tjetër që duhet t’i kushtoni vëmendje është (mos)larja e fytyrës gjatë dushit, e cila mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj veçanërisht nëse temperatura e ujit është shumë e lartë.
Pavarësisht nëse jeni një person që bëni dush në mëngjes, para se të shkoni në punë ose para se të shkoni në shtrat, ka shumë të ngjarë që rutina juaj të përfshijë edhe larjen e fytyrës në dush.
Megjithatë, shumë dermatologë besojnë se nuk duhet ta lani kurrë fytyrën në dush dhe se gjithmonë duhet të trajtohet veçmas nga trupi. Arsyeja për këtë qëndron në temperaturën e papërshtatshme të ujit.
Pavarësisht sa gjatë, një dush i nxehtë mund të duket joshës në dimër, por mund ta dëmtojë lëkurën dhe të shkaktojë skuqje dhe irritim. Uji i nxehtë gjithashtu dehidraton lëkurën dhe mund të shkaktojë inflamacion. Për këto arsye, fytyra duhet të lahet gjithmonë me ujë të vakët.
Nëse ju pëlqen një dush i gjatë, ju e ekspozoni lëkurën në temperatura më të ngrohta për një kohë të gjatë. Nxehtësia shtesë mund të shkaktojë acarim që mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për lëkurën e ndjeshme. Kjo mund të përkeqësojë gjendje të ndryshme të lëkurës, të tilla si aknet.
Ekziston gjithashtu miti se larja e fytyrës në dush ekspozon lëkurën tuaj ndaj të gjitha gjërave të pista që janë në banjën tuaj.
Temperatura e duhur e ujit është çelësi për t’u kujdesur për lëkurën tuaj. Edhe pse dushi dhe larja e fytyrës me ujë të nxehtë një ose dy herë në javë nuk do të shkaktojë dëme të konsiderueshme, përsëritja e përditshme e këtij procesi mund të shkaktojë dehidratim.
Siç thotë Healthine, “Moderimi është çelësi” dhe një larje e shkurtër e fytyrës tuaj me ujë të ngrohtë në dush të kombinuar me pastrim të përditshëm të plotë me ujë të ftohtë ose të vakët, është zgjidhja më e mirë për lëkurën tuaj.