Si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19, janë anuluar të gjitha aktivitetet.
Edhe “Hardh Fest 2021” në përputhje me vendimet që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vendosur që edicionin e sivjetshëm ta shtyej në një datë tjetër.
Më poshtë komunikata e plotë:
“Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19 dhe duke e patur prioritet SHENDETIN PUBLIK, ka vendosur që edicionin e sivjetshëm të festivalit t’a shtyej për një datë më të përshtatshme.
Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt! #shnoshsikokrra”.