Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka bërë të ditur që mediet për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje për të marr pamje në kampin ku po qëndrojnë afganët.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Punëve të Brendshme, i njofton të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare se për shkaqe të sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë së refugjatëve nga Afganistani të vendosur në Kosovë, për një kohë të caktuar nuk do të kenë qasje në kamp për të marrë pamje.Kjo masë do të jetë deri në një vendim tjetër. Shpresojmë në mirëkuptim dhe ju falënderojmë për interesimin tuaj. MPB do të jetë e hapur për secilin rast, për të gjitha çështjet që janë në interes të publikut.Faleminderit!.