Kurti: SHBA-të, partnerë të pazëvendësueshëm e strategjik të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake.

Pranimi i automjeteve të dhuruara nga SHBA-të u bë me një ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.


Kryeminstri, Albin Kurti në emër të qeverisë ka falenderuar SHBA-të për përpjekjen e vazhdueshme dhe të pakontekstueshme që i dhurojnë Kosovës.

Kurti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i sheh si partnerin e pazëvendësueshëm strategjik të Kosovës.

“Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik SHBA-ja”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, kjo forcë është duke u zhvilluar dhe ngritur fal kontributit aktiv të SHBA-ve me automjete të cilat konsiderohen si njëra nga fushat më të rëndësishme për Kosovën.

“Mbështetja me automjetet të blinduara nga SHBA-të për FSK-në është vetëm njëra nga shumë fushat ku SHBA-të kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. SHBA-të vazhdojnë të jenë kontribues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së”, shtoi ndër të tjera Kurti.

Pas ceremonisë, Kurti dhe Osmani, i kanë parë nga afër automjetet e dhuruara nga SHBA-ja.