Haradinaj i jep propozime Qeverisë: Jo mbyllje totale, jo menaxhim i pakontrolluar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur kundër mbylljes totale.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sugjerimet e tij dhe të partisë që ai e drejton rreth menaxhimit të pandemisë, është bërë duke analizuar shumë indikatorë.

Postimi i plotë:

Çdo sugjerim, kërkesë dhe rekomandim i imi dhe i Aleancës për menaxhimin e pandemisë është dhënë duke analizuar shumë indikatorë, veçanërisht kapacitetet tona shëndetësore, nivelin e zhvillimit ekonomik dhe kushtet e rënda të operimit të sektorit privat.

Asnjëherë nuk kemi kërkuar operim të pakontrolluar, përkundrazi kemi kërkuar hapje të kontrolluar me masa adekuate, të cilat nuk lejojnë shpërndarje të virusit dhe nuk e mbyllin ekonominë, si dhe masa lehtësuese përmes financimit direkt për çdo sektor dhe aktivitetet ekonomik që ka vështirësi!

Pra, menaxhim i kontrolluar, me masa kufizuese, me angazhim maksimal të organeve shtetërore dhe lehtësim financiar të aktiviteteve ekonomike dhe të akterëve institucional të angazhuar direkt.

Bazuar në keqësimin e dukshëm të gjendjes dhe përgjigjes adekuate të situatës së re të krijuar, Aleanca rekomandon masa dhe aktivitete të reja. Në pika të shkurtëra ne rekomandojmë masa dhe veprime në tre dimensione:

Ekonomi:

– subvencionim financiar sektorial për aktivitetet e prekura direkt;
– subvencionim i aktiviteteve prodhuese;
– subvencionim i eksportit; dhe
– subvencionim i industrisë së shërbimeve, potencial për eksport dhe punësim.

Aktivitetet operative:

– Zgjerimi i kapaciteteve shëndetësore, profesionale dhe teknike;
– Angazhim i vullnetarëve;
– Ekipet mobile për trajtim në shtëpi;
– Trajtimi me qëndrim në kapacitetet private;
– Furnizim me barna të nevojshme për të gjithë të prekurit; dhe
– Hapja e spitaleve provizore.

Mbështetja financiare për personelin e angazhuar:

– Shtesat për personelin shëndetësor;
– Shtesat për policinë dhe inspektorët; dhe
– Honoraret për vullnetarët.

JO mbyllje totale, JO menaxhim i pakontrolluar!
RH