Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e albumit ‘Dafinë moj’.
Përmes një postimi në Instastory, ajo tregoi se kujt do t’ia dedikoj të hollat që do t’i fitojë në shitjen e albumit.

Edhe menaxheri i saj, Pëllumb Çitaku me një postim në Instagram tregoi që parat që do të fitohen do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.
Më poshtë postimi i plotë:
‘Sot vizitova shoqatën Autizmi si perfaqësues i @moneyzmusic me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mbledhen nga shitja fizike e albumit #DafinëMoj të këngëtares @dafina.zeqiri do t’I dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.
Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme’.