728 tiketa të shqiptuara për mosrespektim ndaj masave anti-COVID

Kosova është duke pësuar rritje të lartë të numrit me të infektuar me COVID-19.

Varianti i virusit Delta është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, duke prekur edhe moshat e reja, madje edhe fëmijë nën moshën 10 vjeçe.

Që nga data 30 gusht, masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, kanë hyrë në fuqi.

E vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 728 tiketa për mosrespektim ndaj masave anti-COVID.

Masat e hyra në fuqi janë: bartja obligative e maskave, ora policore nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, hyrja në territorin e Kosovës vetëm me kartelën e vaksinës së plotë të kryer ose njërës dozë, apo me test PCR negativ.

Këto masa pritet të jenë në fuqi deri me 13 shtator.