Policia mbyll katër lokale të natës në Ferizaj

Policia në rajonin e Ferizajt dje ka mbyllur katër lokale të natës (muzikë live), ka dhënë 50 vërejtje policore si dhe shqiptoi 169 gjoba, ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat anti-COVID-19.

Policia njofton se në 24 orët e fundit janë mbyllur edhe 4 lokale të natës ( muzikë live), 2 asistime Ispektorëve Sanitarë të komunës së Ferizajt dhe 2 asisitime Shërbimeve Spitalore në Ferizjaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave COVID-19, sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës .

“Këto masa në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat. Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokalëve, sidomos atyre klubeve të natës dhe ahengjet, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim lidhur me rastet ku nuk respektohen masat anti-COVID.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që kanë nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktauara nuk respektohen masat Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, njofton policia.