Don Xhoni dhe Loredana po bashkojnë forcat.
Lirshëm mund të themi se Loredana dhe Don Xhoni janë dy artistët më të zëshëm e më të kërkuar të momentit, ku kohët e fundit kanë ngritur dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm.
Ani pse më herët s’kishin asnjë lidhje së bashku, fansat nisën të dyshojnë se aritstët diçka po ziejnë, kur Lori nisi të postonte video me këngët e Don Xhonit.
Po ashtu, edhe Don Xhoni ishte mysafir në koncertin e Loredanës në Prishtinë disa ditë më parë, si dhe u bë pjesë e koncertit duke kënduar së bashku këngën “Nëse Don”.
Tutje, reperja i dhuroi atij edhe disa bluza të sajat, duke bindur fansat se kjo do të thotë bashkëpunim!
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar të këtij lajmi nga të dyja palët, por të gjithë shpresojnë që thashethemet të jenë të vërteta.
Ndërkohë, Loredana lançoi në mesnatë këngën e saj të re me Mozzik, të titulluar “Mit Mir”.
Në këtë projekt, ata flasin për ndarjen, duke ngritur dyshimet se “ndarja” e tyre e fundit ishte thjesht një promovim për këngën e re.
Mbase kjo do të thotë se ata në fakt s’janë ndarë vërtetë kësaj here, por e bënë këtë “lojë” për hir të projektit.