Në radhë kanë pritur të enjten qytetarët për tu testuar për Covid-19 në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK).
Testimet fillojnë nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pasdite çdo ditë pune. Përderisa rezultatet e testimit qytetarët mund t’i marrin veç ditën e nesërme pas orës 09:00 të mëngjesit.
Arta Ramabaja e cila ka ardhur për t’u testuar tha se gjithçka shkoi shumë mirë e që nuk ka pritur shumë.
Ajo tha se fillimisht ishte në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të marr udhëzimin, raporton EO.
Që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 134 818 raste pozitive me Coronavirus, ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 108 603 persona, ndërsa 2 370 të tjerë nuk e fituan betejën dhe humbën jetën si pasojë e Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Coronavirusi kanë humbur jetën 14 persona dhe janë shënuar 2 541 raste të reja pozitive, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së djeshme është 604.Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 74 7898 doza të vaksinës.