Rekord i zi: 18 të vdekur dhe 2 mijë e 295 raste me COVID-19 në Kosovë

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistuar edhe 18 viktima.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se janë testuar 12 mijë e 406 persona, prej të cilëve 2 mijë e 295 kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.
Në total numri i rasteve aktive është 24.939.