Rita ka lindur në Prishtinë, Kosovë, me të dy prindërit me origjinë shqiptare.
Rita Ora eshtë bërë një emër i famshëm falë zërit të saj të mahnitshëm por jo shumë fansa do ta dinë që ajo ndryshoi mbiemrin e saj për një arsye të veçantë, shkruan The Sun.
Emri i vërtetë i superyllit 30-vjeçar global është në të vërtetë Rita Sahatciu. Babai i popstar zbuloi se ai shtoi emrin Ora pasi Sahatciu ishte e vështirë të shqiptohej.
Babai i saj raportohet të jetë pronar i një pijetoreje që më parë studionte ekonomi. Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatër që punon për NHS.
Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.
Për t’i shpëtuar kësaj, familja iku në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.
Në Prill 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi” pasi familja e saj u bashkua me miliona shqiptarë të tjerë që ikën nga vendi gjatë një lufte një dekadëshe.