Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Në njoftimin e Qeverisë ndër të tjera thuhet se pasuria e përfituar nga aktiviteti kriminale dhe pasuria e pajustifikueshme do të kthehet qoftë direkt apo indirekt tek qytetarët.
“KONFISKIMI I PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME
KALON projektligji që do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”.