Po! Mund ta gjesh dashurinë në internet, nëse bën kujdes në këto gjëra

Rregullat e mirësjelljes ekzistojnë edhe në web, ku vendtakimi mund të jetë edhe virtual, por personat janë realë.

Webi ofron një platformë virtuale  ku mund të njohësh njerëz të rinj. Dhe me ndihmën e Kupidit, mund të gjesh njeriun e duhur. Të të ndizen llambat e pasionit është më e lehtë, sepse faqet on line për takime të tilla rriten gjithmonë e më shumë, shkruan Class Life.

E rëndësishme është të respektohen normat e mira të edukatës  dhe gramatika! Zbulo të gjitha gjërat të cilat duhet t’i kesh kujdes gjatë komunikimeve në internet në qoftë se do të gjesh aty dashurinë.

Single në web: Nëse pak vite më parë ngjallnin kuriozitet lajmërimet në gazetë ose agjencitë martesore, sot revolucioni është interneti. Ashtu siç kanë treguar disa statistika, nga 100.000 single aktivë online në vitin 2000, në vitin 2012 numërohen 6.500.000 të tillë: shifër që pritet të rritet, edhe për shkak të rasteve që mbi të gjitha u mungojnë takimet në jetën e përditshme.

Kultura dhe karakteri: Një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka treguar që në rrjete sociale mund të kesh më shumë sukses… bëhet fjalë për ata që përdorin gramatikën! Të bësh gabime gramatikore, nuk të ndihmon të përcjellësh një imazh pozitiv për veten. Ke dyshime se si mund të shkruhet një shprehje apo fjalë? Shkruaj termin për të cilin dyshon në motorrin e kërkimit të faqes së internetit që ti përdor zakonisht: do të të tregojë gabimin. Një mënyrë shumë e mirë për të evituar të bërit figurë të keqe, por në të njëjtën kohë mëson edhe gramatikën.

Si prezantohesh: Shikoje profilin tënd të rrjetit social që përdor si një vëzhgues i jashtëm: çfarë duhet të rishikosh? Reflekto mbi imazhin që përcjell tek të tjerët, është e rëndësishme. Kompleto informacionet në mënyrë të sinqertë, ironike, që të përcjellësh emocione. Mos harro që të përzgjedhësh një foto që të përfaqëson: më mirë evito selfie në dush, buzëqeshjet e shtirura dhe pozat si prej personazhi të njohur.

Mënyrat e mira: Rregullat e mirësjelljes ekzistojnë edhe në web, ku vendtakimi mund të jetë edhe virtual, por personat janë realë. Edhe pse në pamje të parë nuk duket, por në internet fiton autenticiteti: fjalët tingëllojnë menjëherë false kur nuk vijnë nga zemra. Ki kurajon të luash pa mohuar atë që je. Ji i/e mirësjellshëm/e. Evito komente me tis seksual ose me kuptime të dyfishta.

Nxit kuriozitetin: Shpesh pasioni ngjallet atje ku nuk mendohet. Boll e mërzite veten dhe të tjerët duke përsëritur që je single ose duke treguar që je i/e pafat në aventurat e dashurisë. Përqendrohu në të tashmen. Fol për atë çfarë do dhe të pëlqen, ndaj ide interesante, bëj pyetje inteligjente: zbulo fillin që mund të të lidhë me tjetrin përmes pasioneve të përbashkëta.

E pastaj? Takohesh on line, duke shfrytëzuar rrjetin si një vendtakim virtual në të cilin mund  të njihesh më mirë, duke zbuluar shije dhe zakone, kultivuar interesa, e më pas vjen takimi real. Në fakt vjen konfirmimi ose përgënjeshtrimi i përshtypjeve të mbledhura në internet. Sipas një studimi të kryer nga një faqje interneti ku ndodhin takime romantike, më shumë se 80% e pjesëmarrësve e ka bërë një takim real. Duke qenë se kanë mbetur të kënaqur e kanë rekomanduar këtë mënyrë njohjeje tek të njohurit dhe familjarët e tyre.

Për t’u evituar: Në qoftë se një person interesohet për ty, kërkon të dijë informacione praktike rreth jetës tënde përtej virtualitetit, në mënyrë që të ndërtojë një tablo sa më afër realitetit për ty. Më mirë të mos dërgosh foto dhe video kompromentuese. Nëqoftëse vendosni të takoheni është më mirë. Femra duhet të vendosë vendin dhe orën: një vend publik dhe i populluar në një orë me ditë do të ishte më mirë.

Merre lehtë: Mos ushqe ëndrra të mëdha ose do të ngarkosh atmosferën emocionale. Kur kemi kurajo të fokusohemi tek ajo çfarë ndez pasionin tek ne, në internet apo në jetën reale, takojmë njerëz për të ndarë me ta interesa të përbashkët. Jeto momentin dhe mos harro të qeshësh. E bukura e një takimi nuk është të kërkosh princin e kaltër, por të mësosh të shijosh marrëdhënien me njeriun e ri, të jesh i/e aftë për t’i shtuar pak kreativitet dhe frymëzim cilësisë së jetës.